Menu Mbylle

HCG PREGNANCY TEST CASSETTE

L100

Porosit tani

HCG cassete është një test i shpejtë shtatzënie. Funksionon vetëm me disa pika të mostrës së urinës. Rezultatet mund të lexohen brenda 3-5 minutash.

Udhëzime për përdorim
Vetëm për përdorim diagnostikues in vitro.
Lani duart dhe hapni paketimin e testit. Ju mund të urinoni direkt mbi test në pjesën e shënuar si S ose për rezultate më të mira mblidhni mostrën e urinës në një gotë, pastaj me një pikatore mblidhni disa pika dhe i vendosni në pjesën e shënuar të testit (S). Prisni disa minuta.
Për rezultate më të sakta rekomandohet të kryeni testin në mëngjes (Përqendrimi i hormonit HCG është më i lartë).
Leximi i rezultateve:
Negativ: Duket vetëm një vijë në pozicionin C.
Pozitive: Dy vija shfaqen në pozicionet C dhe T (Vija T mund të jetë më e theksuar ose e zbehur).
Test i pavlefshëm: Kur nuk shikoni asnjë vijë të shfaqur ose vetëm një vijë në pozicionin T.
Konsultohuni me pjesën e pasme të paketimit për të kuptuar më mirë rezultatet (Ilustruar me skica).
Informacione të tjera
Mbajeni larg fëmijëve.
Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë. Mbajeni larg dritës dhe burimeve të nxehtësisë.